fbpx

Një kapiten i vërtetë si Pellegrini: Qetësohuni tifozë, në Air Albania do të bëjmë gjithçka për të shkuar te suksesi

udinese-calcio-v-as-roma-serie-a1.jpg

UDINE, ITALY - MARCH 13: Lorenzo Pellegrini of AS Roma gestures during the Serie A match between Udinese Calcio and AS Roma at Dacia Arena on March 13, 2022 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Kapiteni i Romës, Lorenco Pellegrini u shfaq para mediave shqiptare në prag të finales së Conference League që do luhet të mërkurën në Air Albania. Pellegrini pranon se përballë është një ekip i vështirë si Feynoord, por i premton tifozëve se do të bëjnë të pamundurën për të çuar trofeun në kryeqytetin italian.

“Nuk mund të them që Roma ka avantazh, por mund të them që do të bëjmë gjithçka për të fituar këtë ndeshjen. Ne do ta luajmë siç tha trajneri, duke u përpjekur të kurorëzojmë rrugën tonë të rritjes.Një finale është ndryshe nga ndeshjet e tjera. Ajo që dua t’u them shokëve të skuadrës është thjesht një falënderim. Pavarësisht se si do të shkojë e ndeshja e nesërme, edhe nëse duam të fitojmë, do të vazhdoj t’i falënderoj për këtë vit. Të gjithë ata janë vënë gjithmonë në dispozicion dhe ne sakrifikuam për njëri-tjetrin. Kjo është ajo që bën një grup i vërtetë dhe një ekip konkurrues. Për mua, si kapiten, kur ke ndjenjën se ke një ekip të vërtetë, gjithçka është më e thjeshtë.

Duam t’i qetësojmë, Roma do të dalë në fushë nesër për të fituar. Po, mendoj se është normale dhe është mirë ta kesh atë në vend që të ulesh në shtëpi dhe të shikosh të tjerët duke luajtur. I marr të gjitha përgjegjësitë, nesër do të jetë një ndeshje e madhe dhe një ditë e mrekullueshme.Po, mendoj se e nisëm sezonin në mënyrë pozitive, pastaj patëm një moment ku ndryshuam formë, pastaj gjëja më e rëndësishme është rritja e kësaj skuadre nga çdo këndvështrim. Edhe në kampionat” – tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303