fbpx

Një këngëtar epiriot i jep lamtumirën e fundit ekstremistit grek

kacifas-1.jpg

Pas 11 ditësh nga vrasja, trupi i pajetë i Konstandinos Kacifas mbërriti pranë familjarëve të tij në Bularat të Gjirokastrës, aty ku humbi jetën pas një përplasje të armatosur që pati me forcat e policisë RENEA.

Lamtumira e fundit do t’i jepet nesër në një ceremoni mortore shpenzimet e së cilës do t’i paguajë Bashkia e Dropullit.

Në një mbledhje jashtë radhe të këshillit bashkiak, nënkryetari Mihal Mano, njoftoi se të gjitha shpenzimet e varrimit do t’i marrë përsipër bashkia.

Theksojmë se të gjithë anëtarët e këshillit janë të minoritetit grek dhe vendimin e marrë e quajnë “mbajtje qëndrimi për gjithë sa ka ndodhur”.

“Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e varrimit dhe të qëndrojmë në lartësinë e situatës. Mbajtëm një minutë heshtje për Konstandino Kacifas. Do të mbështesim edhe me mikrofonë dhe foni zhvillimin e ceremonisë. Një këngëtar epirot do të jetë pjesë e ceremonisë me një këngë vajtimi”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari i bashkisë.

këtë mëngjes, familjarët e ekstremistit grek u nisën drejt Tiranës për tërheqjen e trupit nga morgu pasi kishin kërkuar autopsi të dytë veç asaj që u bë në Gjirokastër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *