“Një lajm i bukur”, kryeministri Edi Rama zbulon detaje: Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të…

edi-rama-3-1-770x431-1.png

Kryeministri Edi Rama paralajmëron për një dallgë të pazakonshme turistësh holandezë vitin e ardhshëm. Rama ka publikuar në “Facebook” një video të “Reality Show”-t holandez “Kush është i infiltruari”, teksa zbulon se 12 seritë e këtij spektakli janë xhiruar në Shqipëri.

Sipas tij, ky është promovimi më fantastik i bukurive të vendit tonë.

POSTIMI I RAMËS
NJË LAJM I BUKUR
U zbulua sot në Holandë sekreti i sezonit të ri të reality show-t të famshëm holandez, “Kush është i infiltruari”, i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t’i tregojnë publikut holandez, një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve☀️🏔🌊
Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre😍
Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh holandezë sezonin e ardhshëm😉

scroll to top