21.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Një lajm i bukur”. Kryeministri Rama jep mesazhin e rëndësishëm që në mëngjes

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm mëngjesin e sotëm në rrjete sociale. Ai ka publikuar një bilanc të familjeve që janë mbështetur me bonusin e bebes.

Me një postim në Facebook, kryeministri Rama thotë se janë 20  mijë fëmijë të lindur në gjysmën e parë të këtij vit që kanë përfituar bonusin, ku familjet marrin 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijë e dytë dhe 120 mijë për fëmijë e tretë.

“Mirmëngjes dhe me lajmin e bukur se 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat