TË FUNDIT

“Një lajm i shumëpritur”. Ministri Niko Peleshi publikon projektin e rëndësishëm

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se më në fund me mbështetjen e TAP po ndërtohet një nga akset rrugore, sa turistike as edhe historike sikurse është segmenti Qafa e Martës – Backë, që mundëson lidhjen Korçë – Skrapar – Berat.

“Një lajm i shumëpritur.

Më në fund ia dolëm të arrijmë mbështetjen nga TAP për të ndërtuar një segmentet rrugor, sa turistik aq edhe historik. Segmenti Qafa e Martës – Backë mundëson lidhjen Korçë – Skrapar – Berat. Falenderoj deputetet e dy qarqeve tona që lobuan për këtë projekt, ministrin Blendi Klosi, ministren Belinda Balluku dhe padyshim Malforin, drejtorin e TAP për Shqipërinë.

Një korridor i ri hapet për turizmin dhe ekonominë e dy qarqeve tona.”, shkruan Niko Peleshi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat