fbpx

“Një lajm me rëndësi”, Rama poston lajmin shumë të mirë për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë një lajm me rëndësi për shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi.

Rama shkruan se autoritetet greke do rishikojnë të gjitha gjobat për shqiptarët që kanë tejkaluar afatin 90-ditor te qendrimit ne Greqi për shkak të pandemisë.

“🟢 NJË LAJM ME RËNDËSI

Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare qe kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te fundit. Autoritetet greke do te rishikojne te gjitha gjobat e vendosura, nderkohe kane siguruar se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid-19.

UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË te cileve autoritetet greke nuk do t’ua anulojne gjoben, se do te rimbursohen ne masen 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË🇦🇱”, shkruan Rama.