fbpx

Një lidhje e fshehtë apo ta dinë të gjithë?! Kjo përgjigje e Adrolës i tregon të gjitha

Një prej modeleve dhe vajzave më të bukura shqiptare, Adrola Dushi, gjithnjë tërheq vëmendjen me jetën e saj private.

Së fundmi ajo ishte ftuar në “After Party-n” e “Shiko kush luan”. Modelja nuk mundi t’i shpëtojë pyetjeve në lidhje me jetën e saj private.

Kur ju desh të zgjidhte nëse është single apo në një lidhje, ajo nuk preferoi të përgjigjej, duke i bërë të gjithë akoma më shumë kuriozë.

Nga ana tjetër kur u pyet nëse do të donte një lidhje të re apo biznes të ri, ajo zgjodhi këtë të fundit. Por kur u pyet nëse do preferonte një lidhje të fshehtë, apo ta dinë të gjithë, modelja u përgjigj: “Ta dijë gjithë bota, po të jetë e duhura. Ta dinë të gjithë, ta marrin vesh të gjithë”. Përgjigja e saj lë të kuptohet se kur të ketë diçka të duhur në jetën e saj, duket se Adrola do ta thotë hapur.