fbpx

“Një mbyllje e dytë do të tmerronte…”, Rama: Shqiptarët duan të bëjnë aheng dhe…

Kryeministri Edi Rama ka thënë ditën  sotme gjatë një konferencë për shtyp se një mbyllje e dytë nuk do tmerronte vetëm Shqipërinë, por të gjithë botën.

Ai me ironi është shprehur se shqiptarët duan festa ndërsa shteti të ‘vrasë’ covidin.

“Një mbyllje e dytë ka tmerruar botën jo vetëm Shqipërinë, por presidentin Macron dhe kancelaren Angela Mercel. Të gjitha janë këtë një pamje të vendosja me detyrim e makës botërisht si një përpjekje plus në këtë fazë, armiku është në ofensivën e dytë .

Nuk duam të mbyllemi, t’ju themi njerëzve që shkojnë në punën rrini në shtëpi, nuk dua të themi atyre që lëvizin dhe që lëvizjen e kanë të burim të të ardhurave mos lëvizni më, nuk duam të mbyllim shkollat nuk duam tu themi studentëve që do rrinin në shtëpi. Nëse bëjmë shqiptarët trekrenare që duan të bëjnë aheng dhe Covidin ta vras shteti me cifte apo më keq duan të jetojnë sy hapur dhe të shohin ata që duan të shohin,” tha Rama.