fbpx

Një mbyllje e dytë e vendit? Rama bën paralajmërimin e fortë, ja ç’duhet shmangur

5a195ee2575d04c0bfe7eca1767d447a_L.jpg

Kryeministri Edi Rama teksa foli pak çaste më parë për gazetarët, ka bërë një paralajmërim të fortë për të gjithë qytetarët. Ai ka thënë që të mos kemi një mbyllje të dytë, duhet të respektojmë masat si dhe theksoi se duhet shmangur kolapsi i spitaleve.

Rama shtoi se mbyllja e vendit do të na çonte në kolaps.

“Të shmangim kolapsin e spitaleve. Të bëjmë të gjithë sa më shumë, respektoni masat që të mos kemi një mbyllje të dytë. Dua ta theksoj se çfarë hapet dhe mbyllet e vendosin autoritetet. Duke parë të dhënat dhe autoritetet e vendeve që ne ndjekim me shumë vëmendje për të mësuar sa më shumë, shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë por një hapësirë që si të gjitha hapësirat e tjera, ka potencial rreziku”-tha Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303