fbpx

Një mësim nga Maqedonia se ç’do të thotë libra FALAS

Screenshot_14-22.jpg

Librat në Shqipëri u shpërndanë në bazë të Udhëzimit nr. 24, dt 19/07/2018.

Në pikën 1 thuhet:Të gjithë nxënësit e klasave I–IV të arsimit bazë të marrin në përdorim falas të gjitha tekstet shkollore, sipas katalogut të teksteve shkollore, me detyrimin që tekstet shkollore të listuara në shtojcën 1 bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi, t’i dorëzojnë në fund të vitit shkollor.

Në fund, udhëzimi përmban edhe një akt dorëzimi i cili duhet të firmoset nga çdo prind kur merr librat dhe kur i dorëzon ato.

Ndërsa në shtetin fqinj, në Maqedoni, në ligjin për arsimin fillor dhe të mesëm neni 6, thuhet: Librat shkollorë, në shkollat publike fillore dhe të mesme janë falas. Shkurt dhe qartë. Librat janë falas!

Nuk përmendet as fjala përdorim dhe as akt dorëzimi në fund të vitit.

Ana tjetër e medaljes ka të bëjë me ndikimin psikologjik që do të ketë kjo praktikë tek nxënësit.

Top Story analizoi edhe reformën e re të Ministres së Arsimit dhe Kryeministrit Rama për shpërndarjen e librave falas, por që fëmijët duhet t’i mbajnë mirë këto libra sepse në fund të vitit shkollor do i dorëzojnë prapë, në rast të kundërt prindërit janë të detyruar t’i paguajnë.

“Mbani librat mirë se në fund të shkollës do t’i dorëzoni prapë. Mos të detyrohen mami dhe babi që t’i paguajnë për të marrë libra të rinj”, tha Edi Rama.

​“Kur një libër e jep falas, nuk mund ta marrësh përsëri. Në rastin konkret, fëmijët janë të detyruar t’i mirëmbajnë librat dhe t’i kthejnë në fund të vitit shkollor. Ja që librat nuk janë falas, janë në përdorim”, tha Nevruz Kaptelli, kryetar i S.P.A.SH.

​“Të gjitha jepen me këtë ide, gjasme falas, për shkak se është një sllogan i bukur politik, libra falas, në realitet i paguan buxheti, s’janë falas. Por është sllogan i bukur politik”, tha Latif Ajrullai, Shoqata e Botuesve të Librit Shkollor.

​Ky model për dhënien e librave në përdorim është totalisht një shpikje shqiptare, pasi asnjë vend tjetër nuk e praktikon.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *