1 muaj pas legalizimit… po mbaron marijuana!

104344596_hi049997232.jpg

Shitësit me pakicë të kanabisit në Kanada po mbarojnë furnizimet që kanë marrë që nga dita e parë e legalizimit një muaj më parë.

Në ditët e para të legalizimit, James Burns ishte i bindur se kompania e tij kishte produkt të mjaftueshëm në raftet e pesë dyqaneve të tij, edhe pse ata morën vetëm gjysmën e porosisë së tyre nga furnizuesi shtetëror.

Tani, stafi i tij rifreskon faqen e internetit të furnizimit të qeverisë në orët e hershme për të porositur rezervat e pakta sapo të jetë në dispozicion dhe po konsideron kufizimin e orarit në dyqanet e tij.

Që nga dita e parë e legalizimit të kanabisit rekreative në Kanada, ka pasur mungesa.

Por, mungesa e kanabisit nuk është një surprizë.

Një raport i publikuar në fillim të tetorit nga Instituti CD Howe, një institut i bazuar në Toronto, vlerëson se oferta e tanishme do të përmbushë rreth 30% deri në 60% të kërkesës totale në muajt e parë të legalizimit.

Por njerëzit në industri thonë se mungesa është më e keqe se sa pritej.

“Të gjithë e dinin se kjo do të ndodhte, por jo kaq shpejt”- thotë Burns.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303