fbpx

Një orë në takim/Rama nuk flet pas takimit me Kurtin

Kryeministri Edi Rama ka nisur mesditën e sotme takime me krerët e partive politike në Kosovë.

Pasi u takua fillimisht me Limaj, Osmanin, homologun Hoti, Rama zhvilloi takim dhe me kreun e LVV, Albin Kurtin.

Takimi mes Ramës dhe Kurtit zgjati përreth një orë, por kryeministri nuk u prononcua për mediat.

Ky ishte takimi i parë mes Ramës dhe Kurtit, pas përplasjes së tyre muaj më parë për “mini-shengenin” ballkanik.