Një person me koronavirus në Kosovë? Flet ministri i Shëndetësisë: Sot kemi një rast që…

7c48021ea137e02e152833dbfb8a63b3_L.jpg

Një person dyshohet të jetë i prekur nga koronavirusi në Kosovë.

Pacienti është shtruar në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës. Njoftimin se dyshohet të ketë një të prekur nga koronavirusi e ka dhënë vetë Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia në një konferencë për shtyp.

Ai tha se asgjë nuk është e sigurtë deri më tani dhe se brenda dy orësh do të bëhen të ditura rezultatet lidhur me rastin ne fjalë.

“Sot kemi një rast qe po pritet qe brenda dy ore te dalë rezultati në mënyre transparente do të njoftoheni”, u shpreh Vitia.

Ministri i Shëndetësisë nuk ka dhënë më shumë detaje mbi rastin në fjalë pa dalë rezultatet. Ndërsa, kujtojmë se edhe më parë ka pasur raste të dyshuara për koronavirus në Kosovë por kanë rezultuar negative.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303