Një princeshë si Rita Ora

Rita Ora ishte një nga emrat më të famshëm të botës së muzikës, që mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “ARIA Awards” këtë vit.

Rita Ora u shfaq si një prineshë në tapetin e kuq të eventit të madh muzikor.

28-vjeçarja mbërriti në mbrëmjen e madhë vjetore të industrisë muzikore australiane në Sidnei të mërkurën.

Me fustanin me një krah të dizajnuar me ngjyrat pastel të lejlasë, jeshiles, rozës dhe blusë, Rita dukej sikur kishte dalë nga ndonjë përrallë.

Ajo kishte zgjedhur një makijazh sa më pranë natyrales, me nuancat e lejlasë, ndërsa flokët e gjatë bjonde i kishte stiluar me valëzime.

Ajo dukej mahnitëse ndërsa pozoi para kamerave.

Lër një koment