fbpx

Një rast me Covid në Sarandë, turistja ukrainase theu karantinën dhe iku të festojë ditëlindjen

Një turiste ukrainase e cila ndodhej në Tiranë për rreth 7 muaj, është prekur nga Covid mirëpo ajo e ka shkelur karantinës.

Turistja ka shkuar në Sarandë për të festuar ditëlindjen.

Ajo më herët është shprehur se në Sarandë ka shkuar në apartamentin e saj. Ndonëse ka deklaruar se nuk ka patur kontakte të tjera policia, ka nisur gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.

Duhet thënë se me fillimin e sezonit turistik ky është një lajm jo i mirë për qytetin bregdetar. Nuk dihet nëse do të ketë raste të reja me Covid në Sarandë në ditët në vijim pasi rastit të parë.