Një Romeo në jetën e Jonida Maliqit?!

romeo-jonida-real-news.jpg

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi po përflitet se është në një romancë me aktorin e humorit të “Al Pazar”, Romeo Veshaj.

Thashethemet e para nisën në gusht të një viti më parë, kur Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shiheshin të postonin foto në ambiente të njëjta.

28 Gusht/2018

27 Gusht/2018

Pasi aktori publikoi këtë foto fansat nuk rreshtën së komentuari se vajza në foto ishte këngëtarja Jonida Maliqi.

Sigurisht që vendet duken të njëjta, dhe veshja me modelin e flokëve të Jonidës janë pothuajse identike me “vajzën” në foton e Romeos.

Jonida dhe Romeo nuk e pohuan, por as e mohuan çfarë po shkruhej për ta nëpër portale.

Përkundrazi këngëtarja postoi në InstaStory një video e cila ngriti sërish dyshime në lidhje me thashethemin që qarkullon prej kohësh në rrethin e artistëve.

Gjatë konkurimit të Jonidës në Eurovision Romeo tregoi mbështetjen ndaj këngëtares duke postuar në llogarinë  e tij në Instagram:

“Data 16 maj erdhi ! Për gjithë ju që ndodheni jashtë trojeve tona, erdhi momenti të tregojmë sa shqiptar jemi ! Votoni tokën tuaj , votoni nr 14, votoni @Jonida Maliqin,” shkroi ai në Instagram.

 

Tashmë janë bërë 3 vite pas divorcit nga Gent Prizreni me Jonida Maliqin.

Rreth detajeve për jetën private Jonida është treguar gjithmonë diskrete dhe e pyetur në një intervistë nëse e shihte veten me dikë në të ardhmen, Jonida është shprehur:

 “Unë jam idealiste, kam dashur gjithmonë lidhje të shëndetshme, afatgjata. Jam paksa e frikësuar sepse nuk dua të zhgënjehem, por kjo është njerëzore. Nuk e mendoj martesën, por kurrë mos thuaj kurrë. Nuk mund të them që nuk jam pro një shoku jete, një personi që ta kem pranë në të ardhmen time, por deri tani është ende herët për të qenë e hapur për këtë temë.”

Ende nuk është folur publikisht për diçka konkrete kështu që na mbetet veçse  të presim./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303