fbpx

Një rrjet ndërkombëtar i përfshirë në sulmin në Sri Lanka?

sri-laanka.jpg

Sri Lanka ka fajësuar militantët me lidhje të huaja për sulmet shkatërruese të bombave në hotele dhe kisha, ku 290 persona u vranë dhe gati 500 mbetën të plagosur.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dyshimet bien tek militantët islamikë në vendet me shumicë budiste.

Hetuesit thanë se shtatë sulmues vetëvrasës morën pjesë në sulmet e kryera, ndërsa një zëdhënës i qeverisë tha se një rrjet ndërkombëtar është i përfshirë.

Para pak ditësh policia kishte marrë një paralajmërim për një sulm të mundshëm ndaj kishave nga një grup islamik i njohur, sipas një dokumenti të parë nga Reuters.

Në raportin e datës 11 prill dhe të parë nga Reuters, thuhet se një agjenci e huaj e inteligjencës kishte paralajmëruar autoritetet për sulme të mundshme ndaj kishave nga udhëheqësi i grupit, Xhematit Kombëtar Thawheed. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë veprimi, nëse ka, është marrë në lidhje me këtë paralajmërim.

Policia tha se 24 persona u arrestuan, të gjithë ishin nga Sri Lanka, por nuk dhanë më shumë detaje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303