“Një shpresë më shumë”, koncerti i Kastriot Tushës

Screenshot_10-17.jpg

“Një shpresë më shumë”, koncerti që solli në Gjirokastër tenorin Kastriot Tusha në një prej paraqitjeve më të bukura të këtij viti, bëri njëkohësisht apel për më shumë mbështetje dhe shpresë për artin.

Tusha, që interpretoi krah sopranos Ulpiana Aliaj dhe dy tenorëve të rinj, u shoqërua nga dirigjenti dhe violinisti Zeqir Sulkuqi.

Koncerti i mbështetur nga Bashkia e qytetit solli muzikën lirike shqiptare, por edhe copëza prej muzikës ritmike të Greqisë dhe Italisë. Tenori Tusha tha se, megjithëse ende qytetet tona kanë salla të ftohta, publiku është shumë i ngrohtë dhe kjo mbetet shpresë për artin.

Sfidat për artin, sipas tij mbeten të shumta, por të gjitha qytetet kanë nevojë për një kalendar ngjarjesh kulturore, diçka që publiku e di dhe që me kohën i bëhet pjesë e jetës.

Teatri i Gjirokastrës, përgjatë vitit 2018 ka sjellë një seri ngjarjesh artistike, që kulmuan me Festivalin Kombëtar të Teatrit, ndërsa për sa u përket ngjarjeve muzikore, koncerti lirik i fundvitit ishte mes shfaqjeve më të mirëpritura nga publiku.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303