17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Një shqiptar kandidat për deputet në Greqi, ‘çmenden’ ekstremistët

spot_img

Do të mund ta kemi një emigrant shqiptar pjesë të Parlamentit grek? Edhe pse në Greqi jetojnë dhe punojnë gati 800 mijë shqiptarë kjo deri më tani nuk ka qenë e mundur.

Por në zgjedhjet e ardhshme një shqiptar ka shumë shanse të zgjidhet deputet në parlamentin grek.

Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të emigrantëve në Athinë, do të kandidojë me partinë “Lëvizja për Ndryshim”, që është një koalicion partish të qendrës së majtë. Kandidatura e tij u shpall zyrtarisht sot.

“Ishte ëndrra dhe dëshira ime prej shumë vitesh, si dhe me dëshirën e forcës progresive “Lëvizjes për ndryshim” ish-PASOK-ut. Besoj se do jemi zëri i gjithë bashkatdhetarëve”, tha ai.

Por racizmi grek nuk mund të mos shfaqej edhe në këtë rast. Shpallja e kandidaturës së Malajt ka shkaktuar reagime të fuqishme nga ana e qarqeve të ekstremit të djathtë, të cilët kanë arritur deri aty sa e kanë quajtur këtë një “krim kombëtar”. /Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat