Një spiune ruse dënohet me 18 muaj burg në SHBA

Një gjykatëse në Shtetet e Bashkuara dënoi Maria Butinën me 18 muaj në burg, pasi ajo pranoi se kishte vepruar si agjente për qeverinë ruse.

Vendimi, i marrë të premten nga gjykatësja Tanya Chutkan në Gjykatën e Washington-it, përkon me masën që kërkuan prokurorët.

Chutkan po ashtu urdhëroi që Butina të dëbohet në Rusi pas përfundimit të dënimit, në mars të vitit 2020.

Në kohëzgjatje të dënimit i llogaritet koha që ka kaluar tashmë në paraburgim në SHBA.

Raportohet se para dënimit, Butina, 30 vjeçe, i tha gjykatës se i vjen “thellësisht keq” dhe se kërkoi mëshirë.

Gjykatësja i refuzoi argumentet e avokatëve mbrojtës se Butina ishte e etur për të ndërtuar lidhje me aktivistët politikë në SHBA, veçanërisht ata konservatorë.

Prokurorët thanë se para dhe gjatë studimeve në Universitetin Amerikan në Uashington, Butina ka bërë përpjekje të krijojë lidhje me grupe konservatore në SHBA, në emër të së paku një ligjvënësi të fuqishëm të lidhur me Kremlinin.

Butina e pranoi fajësinë dhe pranoi të bashkëpunonte me hetuesit.

Ajo është mbajtur në paraburgim që nga arrestimi i saj në korrik të vitit të kaluar./real-news.tv/