Një super Holandë shkatërron Gjermaninë

Me këtë humbje, gjermanët drejt rënies nga kategoria

Në Amsterdam, Holanda i dha një leksion futbolli Gjermanisë, duke iu imponuar në lojë dhe rezultat.

3-0 përfundoi kjo sfidë në favor të formacionit të Ronald Koeman. Van Dijk shënoi me kokë golin e parë (30′), ndërsa të dytin, atë që vulosi fatin e takimit, e realizoi Depay, 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Loja e bukur e “tulipanëve” u shpërblye me golin e tretë të Wijnaldum në kohën shtesë.

Holanda me këtë sukses ngjitet në vendin e dytë, me një pikë me pak se Franca në Grupin 1 të Ligës A. Ndërsa Gjermania rrezikon rënien nga kategoria pasi e sheh veten në vendin e tretë dhe të fundit të grupit, me 1 pikë.

Në Ligën B, Republika Çeke mori një fitore me shumë vlerë në transfertë me Sllovakinë, me të tre golat e sfidës që u shënuan në pjesën e dytë. Kmencik zhbllokoi takimin në favor të miqve në minutën e 52-të, por Hamsik ktheu baraspeshën në rezultat 10 minuta më vonë. Në momentin më të mirë të sllovakëve, që ishin në kërkim të fitores, Schick realizoi të dytin për çekët, që morën fitoren e parë në grup pas humbjes në premierë me Ukrainën.

Në Grupin 4 të Ligës D, Damimarka mori një pikë në fushën e Irlandës, pasi takimi përfundoi me rrjeta të paprekura.

Në Ligën C u luajtën dy ndeshje të Grupin 3, ku spikati fitorja 1-0 e Norvegjisë ndaj Sllovenisë, me gol të Solnaes, ndërsa Bullgaria triumfoi 2-1 me Qipron.

Në Ligën D, Gjerogjia mposhti lehtësisht 3-0 Andorran, Letoni-Kazakistan përfundoi 1-1, ndërsa Maqedonia fitoi thellë 4-1 me Lihtenshteinin.

Lër një koment