fbpx

Një supernova nxiti njeriun të eci mbi dy këmbë

Screenshot_7-5.jpg

Pjesët e trupit ku nuk duhet të hidhni parfum Njeriu u nxit të eci mbi dy këmbë nga një shpërthim supernovë, që ka ndodhur mes tetë dhe 2,6 milionë vite më parë rreth 163 vite dritë larg Tokës. Ky spektakël fishekzjarrësh kozmike bombardoi atmosferën, duke e mbushur me një sasi gjigante elektronesh dhe duke rritur kështu frekuencën e vetëtimave.

Për pasojë u rritën zjarret në pyje ku jetonin ende paraardhësit e njeriut, të nxitur që të lëvizin në savana për t’i shpëtuar flakëve, sipas studimit të publikuar në revistën shkencore “Journal of Geology” nga grupi i studiuesve të universitetit amerikan të Kansasit dhe të koordinuar nga Adrian Melott.

Ky studim bazohet në analizimin e pranisë, në fund të oqeaneve, të një izotopi të rrallë të hekurit, “ferro-60”, që sipas astronomëve lidhet pikërisht me shpërthimin e supernovave. Për më tepër, studiuesit kanë zbuluar në të njëjtat sedimente një sasi të madhe karboni dhe bloze. “Kjo shtresë është e përhapur në të gjithë botën, edhe në zona të ndryshme klimatike dhe askush nuk ka arritur deri tani të shpjegojë motivin. Ne mendojmë se mund të jetë lidhur me zjarret e shkaktuara nga shpërthimi i supernovës”, thekson Melott.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303