Një talent shqiptar në duart e Pep Guardiolës

Arijanet Muriç ishte i panjohur deri para pak kohësh, por në sezonin aktual ka treguar se është një portier me të ardhme të shkëlqyer, aq sa është bashkuar me Kosovën dhe është kthyer një nga lojtarët e preferuar për Pep Guardiolën, i cili e ka graduar në portier të dytë.

Ishte gushti i vitit 2018, kur papritmas një britmë ushtoi mes kompleksit stërvitor Etihad. Shpejt u bë e qartë për lojtarët e Manchester City se diçka e keqe kishte ndodhur. Trajneri Pep Guardiola dhe lojtarët e tjerë nxituan drejt shokut të tyre, i cili po përpëlitej në tokë nga dhimbjet. Djaloshi i pafat ishte Claudio Bravo, diagnoza e parë ishte e qartë: këputje e tendinës të Akilit. Papritmas, kampionët anglezë kishin një problem në pozicionin e portierit pas titullarit Ederson, sepse në verë ishin larguar Joe Hart dhe Angus Gunn. Logjikisht, nisën spekulimet e merkatos mbi portierin e ri që do të bashkohet me Citizens.”, shkruan Goal.com

Emra të shumtë qarkulluan, por më së shumti mediat këmbëngulnin te Keylor Navas, i cili dukej se po e humbte vendin e tij në Real Madrid pas transferimit në Madrid të Thibaut Courtois./real-news.tv/