fbpx

Një tjetër aksident i rëndë/ Ndërron jetë kalimtari, në gjendje të rëndë shoferi

Siguria në rrugët e vendit është në nivelin më të ulët të mundshëm. Një tjetër aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në aksin Klos-Burrel, ku raportohet se ka humbur jetën një person dhe ka mbetur i plagosur një tjetër.

Kalimtari i identifikuar si Bajram Muça, 70 vjeç pas përplasjes është dërguar në spitalin e Burrelit por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të shumta në trup.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.