fbpx

Një tjetër deputete e PS i bashkohet “lëvizjes” kundër Lelit: Asgjë s’mbetet kur thyet besimi me qytetarët

c1224.png

Kjo e fundit kryesonte listën e socialistëve në këtë qark. Pa përmendur emra, por duke dhënë mesazhe mes rreshtave në një postim në Facebook, Resulaj flet për besimin që nuk duhet thyer dhe për atë që meriton Vlora.

Pranvera Resulaj shkruan se çdo gjë ndërtohet mbi besimin, “por asgjë nuk mbetet kur thyhet besimi me qytetarët.”

POSTIMI

“Kur shumica mendon se gjërat nuk shkojnë mirë është koha për reflektim! Kur përfundimi është se është gabuar, është tepër vonë për barrën e fajit! Në jetë çdo gjë ndërtohet së pari mbi një marrdhënie besimi, dhe kur besimi thyhet me qytetarët çfarë mbetet akoma!! Ne jemi thjesht emra! Vl❤️ra është ajo që mbetet dhe meriton më shumë!”
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303