Një tjetër drejt shërimit te infektivi, del negativ në testin e parë

Edhe pse rastet e të prekurve po shtohen me shpejtësi të tjerë, edhe pse me numra më të vegjël, po shërohen.

Një pacient i infektuar me koronavirus po përmirësohet dhe po shkon drejt shërimit. Mësohet se bëhet fjalë për 62-vjeçarin nga Elbasani, i cili u infektuar bashkë me të shoqen, nga djali që iu kthye nga Italia.

Ai ka dalë negativ në testin e parë që i është bërë nga mejkët, ndërkohë që pritet t’i bëhet edhe një tjetër test. 62-vjeçari ishte vetëkarantinuar në banesë duke ndjekur rregullat e mjekëve, ndërsa e shoqja ndodhet ende e shtruar në spital.