fbpx

Një tjetër drejtues i rëndësishëm i policisë me COVID-19

70426b41f5872ed0b1d35853584f0fdd_L.jpg

Një tjetër drejtues i rëndësishëm i policisë së shtetit është prekur nga koronavirusi. Zv. drejtori i Rendit të Drejtorisë së Policisë në Tiranë, Dhimitraq Ziu, ka rezultuar pozitiv.

Bëhet me dije se Ziu është në gjendje të stabilizuar dhe po merr mjekim në banesën e tij, ku edhe është karantinuar.

Pak ditë më parë u infektua me COVID-19 dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Kujtojmë në vendin tonë ditët e fundit është shënuar një numër i lartë i të infektuarve nga koronavirus duke shënuar kështu edhe rekorde të rasteve ditore.

Deri më tani në vendin tonë 685 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 32.196.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303