Një tjetër person është dërguar me urgjencë sot te Infektivi. Bëhet me dije se deri më tani ky është rasti i dytë.
Bëhet fjalë për një të moshuar që ka shkuar me ambulancë në derën e spitalit dhe më pas është futur në këmbë i shoqëruar nga një infermiere.
Ndërkohë kujtojmë që numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 8, ku sot ndërroi jetë një tjetër pacient. Ndërsa numri i të prekurve është 174 persona.
Advertisement