Një tjetër kandidat i LSI-së pranon mandatin e deputetit

Nimet Musaj nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier është një tjetër kandidat, i cili ka pranuar mandatin e deputetit.

Mësohet se Musaj ka dorëzuar  sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë ligjor drejt marrjes së mandatit të deputetit. Një ditë më parë edhe Ralf Gjoni nga lista e LSI pranoi mandatin e deputetit.