Një tjetër lajm për luanin e me sy të nxirë, përfundon ”ferri’

3 luanët e kopshtit zoologjik privat në Fier u shpëtuan nga ajo që mediat e huaja prestigjioze e qujtën një ‘ferr’ i vërtetë për kafshët e gjora.

Fillimisht banesa e të gjitha kafshëve u bë Kopshti Zoologjik i Tiranës për rreth një muaj. Tanimë është vendosur që luanët do të transferohen në Holandë.

Lajmin e ka dhënë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili ka bërë me dije gjithahstu se Luani ka marrë ndihmën e duhur mjekësore dhe tashmë është kuruar infeksioni që kishte marrë në sy, ndërsa lajmëron se së shpejti luanët do të transferohen në Holandë.

“Ne i mbajmë premtimet, megjithëse jo të gjithë besuan se do ti largonim kafshët nga kopshti zoologjik privat, në Fier, ku u konstatuan të abuzuar! Nga Fieri i sollëm në kopshtin zoologjik të Tiranës. Ish Luani i “Fierit”, tani ka edhe një emër! Ai quhet Lenci dhe është në kushte shumë të mira shëndetësore, edhe pas ndërhyrjes që pati në sy nga veterinerët e huaj dhe stafi profesional i fondacionit austriak “FOUR PAËS”.? Në gjendje të mirë shëndetësore janë edhe 2 luanët e tjerë: Lenci dhe Bobi. Por, lajmi tjetër i mirë është se së shpejti luani Zhak, Lenci dhe Bobi do të transferohen në Hollandë, në qendrën e specializuar të rehabilitmit të luanëve, tigrave dhe leopardëve, që quhet “FELIDA”, në shtëpinë e tyre të përhershme, ku do të nisin një jetë të re”, shkruan Klosi.

Lër një koment