fbpx

Një tjetër mjek me koronavirus, MSH jep detaje mbi gjendjen shëndetësore të Xhaxhos

Një tjetër mjek rezultoi pozitiv ndaj testit të koronavirusit. Bëhet fjalë per mjekun Roland Xhaxho i cili aktualisht është shtruar në Spitalin Infektiv. Mjeku dhe pedagogu i njohur pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19 mësohet sipas burimeve nga Ministria e Shëndetësisë është në gjende të stabilizuar dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT.

“Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT”, thuhet në njoftimin e ministries.