Një tjetër shpërthim në Vlorë, merr flakë banesa

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1.jpg

Një banesë është djegur mbrëmjen e të së mërkurës në fshatin Skrofotinë e për pasojë një person është lënduar. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Paraprakisht dyshohet se në banesë ka rënë zjarr për shkak të shpërthimit të një bombule gazi.

Zjarrfikësja, policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ku mësohet se po punohet për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303