fbpx

Një tjetër viktimë/shkon në 76 numri i të vdekurve në Kosovë

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një i moshuar nga fshati Llaushë, i diagnostikuar me COVID-19.

Ai me këtë rast ka ngushëlluar familjarët e Sheqir Osmanit, i cili vdiq si pasojë e COVID-19.

“Ekipi i Shtabit lokal emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, ka shkruar Rudari në Facebook.

Ky është personi i dytë i prekur me COVID-19 nga Komuna e Podujevës që ka ndërruar jetë dhe deri më tani numri i viktimave në Kosovë ka arritur në 76.