Një truk për ata që nuk duan të hekurosin

hekurosje.jpg

Për të gjithë ata që nuk kanë kohë për të hekurosur rrobat e tyre, ne ju prezantojmë një mënyrë që mos t’ju shqetësoj më.

Nëse nuk keni edhe aq kohë por duhet të vishni rroba të hekurosura e të pastruara mirë, atëherë ekziston një truk i thjeshtë që nuk kërkon t’i shpenzoni shumë minuta për t’i hekurosur rrobat.

Më e mira e këtij truku është se nuk kushton aspak. Thjesht duke i vendosur 2-3 kuba akulli në tharëse të rrobave dhe duke e vendosur atë në temperaturë të lartë, rrudhat në rroba largohen.

Persona të panumërt në internet e kanë testuar këtë metodë të pazakonshme, ndërkaq rezultatet kanë qenë impresionuese. Por, si funksionon ky truk? Magjia ndodh kur akulli shkrihet nga nxehtësia e makinës dhe shndërrohet në ujë e pastaj në avull, duke e kryer të njëjtën punë që do ta kishte kryer edhe hekuri.

scroll to top