Një vatër e re me COVID-19 në Durrës, kush është e infektuara?

koronaviruisi-infektivi_9.jpg

Durrësi ka shënuar një tjetër rast me COVID-19 gjatë 24-orëve të fundit. Bëhet me dije se ky rast është një vatër e re në këtë qytet.

Sipas burimeve, mësohet se pozitiv me COVID-19 ka rezultuar një 41 vjeçare banore e lagjes 13. Ajo deri më tani nuk rezulton që të ketë pasur ndonjë kontakt me rastet e tjera të infektuar. Sipas burimeve mësohet se 41 vjeçarja është punonjëse e një fabrike.

 

scroll to top