“Një virus vdekjeprurës nga Wuhan”, profecia e jashtëzakonshme e një romani amerikan në vitin 1981

5e47b5401ee0ceyes-of-darkness-the.jpg

“Wuhan-400 është një armë e përsosur”, “quhet kështu sepse u krijua në një laborator në periferi të Wuhan”.

Duken si pasazhet e një blogu të një teorie komploti që flet për koronavirusin (e riemëruar Covid-2019) i cili tashmë ka shkaktuar mbi 1.500 vdekje.

Në fakt janë fraza të një romani thriller amerikan i ribotuar jo pa nxitim disa ditë më parë për të shfrytëzuar vëmendjen ndërkombëtare në lidhje me dramën e Wuhan.

‘The Eye of Darkness’, “Syri i errësirës”, i shkruar gati dyzet vjet më parë nga Dean Koontz, autor i rreth tetëdhjetë romaneve, 20 prej të cilëve u bënë edhe filma, spekulon se një virus vdekjeprurës u krijua në një laborator në wuhan. Thrilleri, më pas zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, por rastësia nuk ka kaluar pa u vënë re.

Pjesë të tjera nga libri:

“Një shkencëtar kinez i quajtur Li Chen u fut fshehurazi në Shtetet e Bashkuara, duke transportuar një disk të armës së re biologjike me me emrin “Wuhan-400”, sepse ai u zhvillua në laboratorët jashtë qytetit të wuhan.

Koincidenca

‘South Morning Post’ i kushtoi një artikull të gjatë këtij libri, në të cilin kujton se në Wuhan ekziston një laborator bio-sigurie i nivelit 4 i aftë për të krijuar këtë lloj virusi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303