fbpx

“Një vit pa ty, na duket pafundësi”. Deputetja socialiste prek me fjalët për vëllanë e ndjerë

162a7795500faec063aa5675e84fea02_L.jpg

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti ka publikuar një status në rrjete social, ku i ka kushtuar fjalë të ndjera vëllait të saj, ku humbi jetën një vit më parë.

Ai vdiq në një aksident fatal në tunelin e Elbasanit.

Gjylameti e përshkruan atë si një djalë të ndrojtur, por me një zemër të madhe dhe i kudogjendur për gjithë familjen.

Shënimi i Gjylametit

Një vit pa ty, na duket pafundësi !

Thonë që mësohesh me mungesën, që dhimbja tjetërsohet, shndërrohet, por është kaq e vështirë.

Kthehesh pas në kohë e udhëton në kujtesë për të gjetur momentet e bukura e të lumtura që të lehtësojnë dhimbjen, që të mbushin zbrasëtirën . Sjanë pak , kemi qënë gjithmonë krah njeri- tjetrit, ti me atë natyrën tënde të ndrojtur por me zemrën më të madhe që kam njohur ndonjëherë.

I kudogjendur jo vetëm për mua e familjen, por edhe për miqtë e çdo kënd që kishte nevojë. Ashtu të kemi kujtuar këto ditë me miq të shumtë që na kanë ndenjur pranë e na kanë pasuruar pa fund me episode të shumta të tuat për të bërë të paharrruar në mendjet e zemrat tona!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303