22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Një zarf tjetër në shtëpinë e Big Brother Vip, banorët kanë një surprizë por duhet të paguajnë…

Kanë mbetur vetëm 9 ditë nga finalja e madhe, Vëllai i Madh ka menduar një surprizë për banorët. Banorët do të kenë mundësi që të darkojnë me ish konkurrentët e Big Brother apo me familjarët e tyre mirëpo pas kësaj fshihet një kleçkë. Për këto darka duhet të paguajnë para.

Pak minuta më parë Iliri lexoi njoftimin nga produksioni, dhe nëse do të duan të darkojnë me personat që do të zgjedhin në ditët në vijim, duhet të heqin dorë nga një shumë e caktuar parash nga çmimi i madh prej 115 mijë eurosh. Mund të zgjedhin gjithashtu dhe Arbanën si dhe opinionistët.

“Kemi menduar që çdo dite të organizojmë darka në shtëpinë tuaj me miq dhe familjarë. Por kujdes! Për këto takime duhet të paguani me para të cilat i zbritën çmimit të madh prej 115 mijë euro.”, thuhet mes të tjerash në zarf.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat