Në komunikimin që pati pak më parë më qytetarët, Kryeministri Edi Rama deklaroi se i ka kërkuar kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe jo vetëm por të gjithë kryebashkiakëve që ku ka tregje ushqimore tezgat duhet të ndahen.
“Secili duhet të ketë lejen në telefon që ta shohë Policia. I kam kërkuar kryebashkiakut të Tiranës që nga ky moment deri nesër të mundësojë ndarjen e tezgave në distanca dhe pazari të bëhet pa u detyruar për tu bërë të gjithë aty. Nga dita e nesërme ky ndryshim do të bëhet dhe nga e hëna do të bëhet e tillë. Për tregje në qyteteja kam kërkuar kryebashkiakëve.”- tha ndër të tjera Rama.

