Njerëzit kërcënim për 1 milionë specie në zhdukje

natyra.jpg

Në tokë, në det, në qiell, ndikimi shkatërrues i njerëzve në natyrë është pasqyruar në një raport të OKB-së.

Të paktën 1 milionë specie bimore dhe shtazore kërcënohen të zhduken nga dora e njeriut.

Natyra po shkatërrohet me një shpejtësi që nuk është parë më pare dhe nevojat e njerëzve për ushqim dhe energji janë ndikuesit kryesorë.

Sipas studimit këto tendenca mund të ndalen por duhet një ndryshim transformues në çdo aspekt të mënyrës sesi njerëzit ndërveprojnë me natyrën.

Nga bletët që polenizojnë të mbjellat tona, në pyjet që ndalojnë përmbytjet, raporti zbulon se si njerëzit po shkatërrojnë ekosistemet.

Raporti prej 1800 faqesh është përpiluar nga Intergovernmental Science-Policy Platform on Biodiversity and Ecosystem Services (IPBES).

Në raport thuhet se Toka gjithmonë ka vuajtur nga veprimet e njerëzve përgjatë historisë dhe gjatë 50 vitet e fundit këto ndikime janë bërë edhe më të thella.

Popullsia e botës është dyfishuar që nga viti 1970, ekonomia globale është rritur katër herë, ndërsa tregtia ndërkombëtare është rritur 10 herë më shumë.

Për tu ushqyer, veshur dhe prodhuar energji, pyjet janë shkatërruar, veçanërisht zonat tropikale.

Midis 1980 dhe 2000, humbëm 100 milionë hektarë pyje tropikale, kryesisht nga fermat e bagëtive në Amerikën e Jugut dhe plantacionet e vajit të palmës në Azinë Juglindore.

Akoma më keq paraqiten ligatinat, vetëm 13% e atyre që ishin të pranishme në vitin 1700 ekzistojnë ende në vitin 2000.

Qytetet janë zgjeruar me shpejtësi dhe zonat urbane janë dyfishuar që nga viti 1992.

E gjithë kjo veprimtari njerëzore po vret vrarë specie në numër më të madh se kurrë më parë.

Sipas vlerësimit global, një mesatare prej rreth 25% e kafshëve dhe bimëve po kërcënohen nga veprimtaria njerëzore tani.

Pra rreth 1 milion specie përballen me zhdukjen brenda dekadave, një shkallë shkatërrimi dhjetëra qindra herë më të lartë se mesatarja gjatë 10 milion viteve të fundit

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303