fbpx

“Njerëzit po kalojnë panik dhe tmerr, a ka zgjidhje?”. Bujar Nishani del me shpejtësi dhe ngre alarmin

nishani3-770x435-1-768x434.jpg

Ish-presidenti Bujar Nishani ka dalë pak më parë me një regim të fortë lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Bujar Nishani thekson se ndonëse situata është e rënduar, Kryeministri Rama nuk duket askund.

Postimi i Nishanit

Aftësitë e një qeverie dhe dallimi midis modeleve qeverisëse duket në momente krizash, në situata jo normale, në prova sfidash të vështira !

Situata më e fundit katastrofike me zjarret në Shqipëri nuk është as risi, as e papritur por as e pa menaxhueshme.

Zjarret masive janë fenomen i përhapur në këtë sezon e jo vetëm në Shqipëri.

Por po aq evidente dhe e vërtetë demonstrohet edhe paaftësia dhe papërgjegjshmëria e qeverisjes së sotme duke e lënë popullatën dhe territorin e vendit në mëshirën e fatit !

Kryeministri i vendit nuk duket gjëkundi !

E shkuara jo e largët në këtë vend por në qeverisjen e një modeli tjetër atë të PD, ka në arkivë një qasje krejt tjetër, një përgjegjësi krejt tjetër, përpjekje e rezultate krejt të tjera.

Zjarret masive gjatë sezonit të verës nuk kanë munguar as në të shkuarën.

Por shqiptarët kishin një model ndryshe të qeverisjes asokohe !

Aktet kriminale të zjarrvënies nuk mbeteshin pa autor kudo ishin ata e përçfarëdo arsye përfshiheshin në krimin e zjarrvënies !

Por më e rëndësishmja në memorien e shqiptarëve është vënia urgjente në dispozicion të operacioneve të shuarjes së zjarreve të avionëve të posaçëm “Canadair” që kontraktoheshin nga Italia, Spanja e vende të tjera !

Furnizoheshin me ujë mbi det e shuanin çdo zjarr mbi male, nga Puka e mbi Karaburun !

Vera tmerrësisht e vështirë e vitit 2011 ku zjarret masive përfshinë edhe Italinë, Spanjën e shumë vende përreth e bëri të pamundur kontraktimin e canadair-ve prej tyre.Por një qeveri e aftë dhe e përgjegjshme gjen gjithmonë zgjidhje.

Ajo është detyra e saj, në fund të fundit !

Atë vit, një avion i madh çisternë për shuarjen e zjarreve u gjet e u mor nga Ukraina e largët, duke luftuar zjarret me sukses, shpëtuar pyjet e pronat e shqiptarëve, duke garantuar pushimet e qeta per qytetarët e jo rehatinë moskokëçarse të pushtetarëve !

Sot askush nuk sheh mjete vendase apo të kontraktuara për luftën ndaj zjarreve në Shqipëri.

Njerëzit kalojnë ditët nën panik e tmerr !

Qeveria nuk na thotë çfar bën me Mekanizmin e Ndihmës Humanitare dhe Menaxhimit të krizave të BE ?

A ka kontakte ? A ka zgjidhje përmes saj ?

Apo e ka shkatërruar edhe atë mekanizëm partneriteti të ndërtuar më parë ?

Krizat pra nxjerrin në pah paaftësinë, papërgjegjshmërinë e një qeverie.

Kontrastojnë dallimet midis modeleve qeverisëse të palëve.

Përballimi i krizave kërkon aftësi, përgjegjësi, parapregatitje, vizion, punë !

Jo Teatër !

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303