fbpx

Njëri i ngul thikën 19-vjeçarit dhe ikën, tjetri ‘tapë’ në timon, detaje nga arrestimet e 2 të rinjve

policia-2.jpg

2 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale. Sipas Policisë, janë arrestuar 28-vjeçari i cili plagosi dje me thikë 19-vjeçarin dhe një 29-vjeçar i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

 “Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 27.01.2021, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. H., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Në momentin e konstatimit, ky shtetas ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit S. K. dhe për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, në ngarkim të shtetasit E. K.” njofton Policia e Durrësit.

I riu 19 vjeçar mbeti i plagosur ditën e djeshme pas një sherri me shtetasin me inicialet S.K, i cili e goditi me thikë dhe u largua nga vendngjarja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303