‘Njërit i ka dal syri, ndërsa tjetrit i është hapur kafka’, katër shqiptarë të aksidentuar në…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2.jpg

Katër të rinj kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë, kur makina e tyre doli nga rruga këtë mëngjes në një provincë të Spanjës.

Sipas një qytetari, të plagosurit janë shqiptarë, dhe dy prej tyre janë në gjendje kome, ndërsa dy të tjerët kanë lëndime më të lehta. Siç është raportuar nga mediat spanjolle, aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit në rrugën e Santander. Kështu, zjarrfikësve u është dashur të çlirojnë të plagosurit, të cilët janë bllokuar në auomjet.

Mësohet se një 31-vjeçar dhe një 19-vjeçar janë referuar në Njësinë e Politrauma dhe prognoza e tyre është serioze, ndërsa dy të tjerë, të moshës 18 dhe 29 vjeç kanë dëmtime më të lehta.

Shqiptari i cili ka komunikuar me redaksinë tonë shprehet se jeton shumë pranë zonës së aksidentit dhe i njeh mirë personat e lënduar. Ai tregon se nga aksidenti i tmerrshëm njërit shqiptar i ka dal syri e ndërsa tjetrit i është hapur kafka nga plagët e mëdha.

Ai lutet që dikush të bëjë diçka për ata shqiptarë që kanë ngelur të plagosur, por jo vetëm. Ai shprehet se shumë shqiptarë jetojnë në atë zonë në kushte shumë të vështira dhe askush nuk bën diçka për t’i kthyer ata sërish në atdhe.

Qytetari shkruan:

Prsh JOQ ketu ndodhemi ne Spanje ne nje aksident auto mobilistik nje aksident shum i tmerrshem jan shqipetar njerit i ka dal syri ndersa tjetrit i eshte hapur kafka nga plaget e medha qe kan marre ndodhen ne gjendje shum te rend per jeten ne #Santander #Cantabria #Spanje ju lutem me mish e me shpirt beni diça po vdesim rrugve te botes beni diçka nese shteti jon njef Zot i lutem te bejn diçka ti terheqin keta shqipetar qe kan ngelur ketu po vdesin nga i ftohti nga gjdo gje vetem per te ikur ne Angli faleminderit. Per momentin nuk I ka ber te njohur por ne i njofim kush jan. Dy ne gjendje kome Ndersa dy te tjer kan shpetuar me demtime te lehta shoferi edhe nje person tjetër” /JOQ.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303