Njeriu i Merkelit tregon se ç’e pret Ramën nga gjermanët

Pas njoftimit të Kryeministrit Rama se do të niste procesin gjyqësor me gazetarin Peter Tiede, ka reaguar edhe Martin Henze, këshilltar pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel.

Ashtu si dhe Tiede, Henze ka komentuar të Twitterin e Ramës duke paralajmëruar se ai do të jetë së shpejti përpara gjykatave si i akuzuar. Ai gjithashtu përmend ish shefin e policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, që i thoshte popullit se i donte të gjithë, por nga ana tjetër dihet reputacioni famëkeq që kishte në popull ky shërbim. Henze gjen vend edhe të përgëzojë bashkatdhetarin e tij për punën e mirë gazetareske që po bën.