fbpx

“Njeriu ka nevojë për mbështetje…”/Ilda Bejleri konfirmon lidhjen e dashurisë

h1.jpg

Mbrëmjen e kaluar, moderatorja e sportit Ilda Bejleri ishte e ftuara speciale në emisionin “Top Talent”, ku dha një intervistë për njërën prej konkurrenteve që aspiron të bëhet pjesë e televizionit.

Sigurisht, Ilda s’mund t’i shpëtonte pyetjeve lidhur me jetën e saj private, për të cilën nuk ndodh të flasë shpesh.

E pyetur nëse është apo jo e lidhur, moderatorja nuk e ka dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjigjen, duke u shprehur se një gazetare sportive nuk duhet të thotë që është e lidhur nëse do që të vazhdojë karrierën e saj.

Megjithatë, Ilda la të kuptohet se po shijon një romancë.“Njeriu ka nevojë për mbështetje, për të qenë i lumtur. Nëse më dëgjon mua, mos thuaj asnjëherë që je e lidhur nëse do të vazhdosh gazetarinë sportive.”– u shpreh ajo, ndërsa intervistuesja insistoi sërish në pyetjen e saj.

“Po e lë evazive. Mjafton të jesh i lumtur, por nuk ka rëndësi statusi ‘single’ apo ‘i lidhur.’”- tha më tej Ilda.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303