Njihuni me formacionin Lion vs Barcelona

barca.jpeg

Pas pak do të nisë sfida e radhës e Champions League, me Lionin që do të presë Barcelonën e “Stadiumin e Dritës”.

Trajneri Bruno Genesio ka zgjedhur të luajë me një formacion 4-2-3-1, ku në portë do të jetë Lopes, në mbrojtje Dybua, Marselo, Denaje dhe Mendi. Në mefushë përpara mbrojtjes do të jetë Ndombele dhe Uar, ndërsa treshja Traore, Depaj dhe Terrie do të mbështesë Dembelen.

Ndërkohë Ernesto Valverde ka zgjedhur një formacion 4-3-3. Në portë do të jetë Ter Shtegen, në mbrojtje Semedo, Pike, Lengle dhe Zhordi Alba, ndërsa treshja e mesfushës do të jetë e formuar nga Sergi Roberto, Buskets dhe Rakitiç. Në sulm, treshja e frikshme Mesi, Suarez dhe Dembele./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303