Njihuni me gruan që nuk ndjen asnjë lloj dhimbje

cameron.jpg

Një pensioniste skoceze nuk përjeton asnjë dhimbje në asnjë rast.

Cameron tërhoqi vëmendjen e mjekëve kur, në moshën 65 vjeçare, kur mjekët  panë se nuk kishte nevojë për medikamente qetësuese pas një operacioni serioz.

Zakonisht ky operacion do të shkaktonte dhimbje por fakti që e moshuara nuk përjetoi diçka të tillë i detyroi mjekët të nisin hetimet lidhur me këtë çështje.

Duke parë historinë së saj të gjatë mjekësore, autorët thanë:

“Ajo kishte pësuar djegie dhe dëmtime të tjera gjatë të cilave nuk kishte përjetuar asnjë dhimbje “.

“Nuk kisha asnjë ide deri para disa vitesh kur dallova se ndieja shumë më pak dhimbje se njerëz të tjerë në të njëjtën situatë me mua thjesht deri atëherë mendoja se ishte normale”, tha ajo.

Cameron nuk ndjen pothuajse asnjë dhimbje, dhe kurrë nuk ndjehet e frikësuar apo e shqetësuar.

Mjekët kanë zbuluar se e moshuara ka një mutacion gjenetik në gjenin e njohur si Faah (Acid Amid Hidrolazhi yndyror), i cili është i njohur mirë për ndjeshmërinë e dhimbjes.

Gjeni FAAH luan një rol në sistemin endokannabinoid të trupit, pjesë e sistemit nervor qendror që luajnë një rol të rëndësishëm në ndierjen e dhimbjes, në memorie dhe humor./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303