fbpx

Njihuni me shtëpinë më të çuditshme në botë

“Casa do Penedo” është shtëpi e ndërtuar në vitin 1974 dhe renditet si një ndër objektet më të çuditshme në botë.

E vecanta e kësaj shtëpie është së është e vendosur rrëzë malit Fafe në Portugalinë Veriore dhe është e rrethuar nga katër shkëmbinj masivë.

Shtëpia është quajtur me emrin e përshtatshëm “Shtëpia nga guri” (Casa do Penedo), pasi në mënyrë të përsosur bashkon pjesët e natyrës me njeriun.

Muret janë ndërtuar nga graniti i Portugalisë, i cili përdoret tradicionalisht si material ndërtimor për objekte vendore. Shtëpia 2-katëshe në pronësinë e familjes Flinston, ka tërhequr vëmendjen e banorëve vendas dhe turistëve nga momenti kur është ndërtuar.

Ndërkohë, tashmë turistëve u është ofruar mundësia të njihen me historinë dhe arkitekturën e shtëpisë, të drekojnë në natyrë dhe të kënaqen me pamjen në fushën e helikave për prodhimin e energjisë elektrike.