fbpx

Njihuni me suksesin e berberit shqiptar

kresha-12-e1548791076495-780x439.jpg

Berberi Kreshnik Morinës po arrin një sukses të paparë deri më tani. Kreshta, siç njihet më mirë me nofkën, ka qenë i vetmi shqiptar në një garë ndërkombëtare të mbajtur në Nurnberg, “International Barber Awards”.

Kreshniku, i cili jeton dhe punon në Prizren, ka arritur deri në çerekfinale të konkurrimit të fortë në shtetin gjerman.

Berberi arriti që të renditet në vendin e 13 në një garë që kanë marrë pjesë mbi 101 pjesëmarrës nga pothuajse po aq vende botërore, transmeton Telegrafi.

“Jam i lumtur me këtë arritje edhe pse me pak fat, do të kisha mundur të jem edhe në pozitat më të larta. Por, duke marrë parasysh që është hera e parë që marr pjesë në këtë nivel garash, jam i kënaqur, por nuk do të thotë se duhet të punojë më tepër që të arrij në pozitat e larta”, tha Kreshniku/.real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303