fbpx

Njoftimi më i ri për maturantët/ Ministria e Arsimit publikon formularët A1/A1Z

Ministria_e_Arsimit_Sportit_dhe_Rinisë-675x450.jpg

Ministria e Arsimit ka bërë publik formularët A1/A1Z, nëpërmjet të cilit maturantët do të specifikojnë llojin e gjuhës së huaj që do të japin provim me detyrim dhe lëndën e vetme me zgjedhje.

Maturantët do të duhet të zgjedhin midis kimisë, fizikës, biologjisë, historisë, gjeografisë, qytetarisë e psikologjisë, filozofisë e sociologjisë dhe ekonomisë.

Për shkollat e mesme profesionale dhe artistike ka të tjera mundësi që lidhen me specifikën e shkollës që kanë kryer.

Po ashtu bashkë me formularin është botuar edhe kalendari datave të maturës.

Deri në fund të muajit shkurt, Qendra e Shërbimeve Arsimore, që kujdeset për të dhënat e tyre dhe ndërmjetëson me universitetet në fund, do të përpilojë në bazë të numrit të maturantëve aplikues, qendrat e provimeve të MSH 2022.

Me shtyrjen e afatit të fillimit të vitit shkollor për shkak të mësimit plotësues, edhe data e përfundimit është transferuar me një javë, nga data 8 në 17 qershor.

Sakaq pritet që Ministria e Arsimit të njoftojë edhe datat kur do të zhvillohen provimet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303